Aksioni anti-informalitet vijon të godasë shkelësit e ligjit. Së fundmi, një tjetër pikë karburanti është bllokuar pasi u kap me shkelje.
Rastin në fjalë e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama teksa vijon të theksojë se toleranca ndaj shkelësve të ligjit do të jetë ‘zero’.
Më pas Rama shkruan se ashtu siç u bë shembull pagesa e energjisë ku tashmë të gjithë konsumatorët paguajnë edhe detyrimet ndaj shtetit kushdo qoftë taksapaguesi duhet të bëhet edukatë .
Ndër të tjera Rama shkruan se qasja e re ndaj bizneseve do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit.
“#ZeroTolerancë ndaj kujtdo ndër këta, që i bën karshillëk ligjit, shtetit, konsumatorit.
Qasja sensibilizuese, edukative, tolerante për të mos stresuar biznesin, u zgjat shumë dhe prodhoi pak sukses për kohën që mori, Qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit
Nëse për shembull, sot, të gjithë konsumatorët paguajnë energjinë, nuk ka më fare-fare asnjë lloj justifikimi, që bizneset të mos paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe konsumatorëve”, shkruan kryeministri Rama.
Aksioni anti-informalitet është shtrirë në të gjithë vendin ku janë mbyllur dhe gjobitur shumë biznese të mëdha që shkelnin ligjin si dhe janë gjobitur shumë të tjerë.
Nga ky aksion janë liruar nga zaptuesit edhe qindra metra katror plazhe publike ndërsa ‘me dorë’ të hekurt po vepron edhe ndaj pikave të karburanteve ku janë mbyllur disa prej tyre.