MENU
klinika

Anti-informaliteti

36% e bizneseve fshihen, veriu “kampion”

20.08.2019 - 10:54

Përgjatë periudhës 1 korrik-15 gusht 2019 rreth 1764 subjekte janë përballur me grupe kontrollesh nga administrata tatimore.

Ndër këto biznese 36% e tyre janë kapur në informalitet.

Informaliteti në vend është në nivele të larta, ku 642 subjekte kanë përfituar të ardhura duke mos punuar sipas legjislacionit në fuqi, por duke bërë evazion fiskal.

Shkeljet më kryesore janë në drejtim të mos lëshimit të kuponit tatimor, mos deklarimit të xhiros reale apo mos regjistrimit të punonjësve, shkruan scan.

Nga të dhënat, vihet re se përqindjen më të lartë të subjekteve të kapura në shkelje në raport me numrin total të kontrolleve, e zë rajoni i veriut me 46 përqind, e ndjekur nga rajoni qendror me 37 përqind dhe në fund renditet rajoni jugor me 26 përqind, pavarësisht se sektori i shërbimeve më së shumti është i përqendruar në jug të vendit.

Ndërkaq, plani operacional antiinformalitet po vijon me intensitet, i shtrirë në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe nuk ka një afat të përcaktuar zbatimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bllokohet një tjetër pikë furnizimi

Anti-informaliteti i ‘ashpër’ me karburantet