MENU
klinika

Lirimi i vijës bregdetare

Anti-informaliteti zbret në Gjirin e Gjipesë, Rama tregon grushtin

08.08.2019 - 20:39

Edhe ditën e sotme ka vijuar aksioni anti-infomralitet në jug të vendit për lirimin e vijës bregdetare të zaptuar nga bizneset informale.

Aksioni i sotshëm është zhvilluar në Gjirin e Gjipesë ku FNSH kanë zbritur nga ‘shtegu i dhive; për të zbritur deri poshtë në mënyrë që të bënte ndërhyrjen.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.


Kryeministri ka bërë me dije se asnjë biznes nuk do të tolerohet kushdo qoftë pronari.

“Kush e ka parë Gjirin e Gjipesë, një nga xhevahiret më fantastike të Mesdheut, e ka me siguri parasysh shtegun e dhive për të zbritur deri poshtë, nën shkëmbin gjigand të çarë si me thikë. Sot nëpër atë shteg u desh të zbriste policia, për ta çliruar gjirin nga zaptuesi i radhës, që u merrte lekë njerëzve pasi e kishte dhunuar atë bukuri të virgjër, me çadrat e me shezllonët e tij”, shkruan Edi Rama.