MENU
klinika

U mund nga Qarabagu

APOEL Nicosia shkarkon ish-ndihmësin e De Biasit!

09.08.2019 - 17:16

Kur ishte ndihmëstrajner i Shqipërisë, krah Gianni De Biasit, mori vlerësimet maksimale për punën e tij të palodhur dhe shpesh të padukshme.

Pas përfundimit të aventurës kuqezi në “Euro 2016”, në dhjetor të këtij viti, mori drejtimin e Luganos në Superligën e Zvicrës si trajner i parë.

Për Paolo Tramezzanin kishte ardhur momenti të shfaqte cilësitë e tij jo “nën ombrellën” e dikujt tjetër. Përvojën te Lugano e mbyll me kërkesën e tij, pasi dëshironte një sfidë të re te Sioni, ku dështoi plotësisht.

Tramezzani-konica.al

Në tetor të 2018-ës mori drejtimin e Apoel Nicosias në Qipro, por tashmë edhe me këtë skuadër nuk ka mundur të bëjë të paktën 1 vit kalendarik.

Klubi i njohur qipriot, ka zyrtarizuar ndarjen me Tramezzani pas humbjes 1-2 në shtëpi, në Ligën e Kampionëve ndaj Qarabağ FK.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë z.Tramezzani për bashkëpunimin që kemi pasur dhe i urojmë më të mirën në karrierën dhe jetën personale”, – shkruhet në njoftimin për shtyp të klubit qipriot.

Më tej bëhet me dije edhe emërimi i gjermanit Thomas Doll: “APOEL njofton fillimin e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Doll, që do të zgjasë për dy vjet deri në maj 2021.”.