MENU
klinika

Kjo eksperiencë, një ëndërr!

Ariana Grande, aktore në filmin më të famshëm të momentit

01.08.2019 - 11:40

Këngëtarja Ariana Grande sapo ka konfirmuar publikisht se shumë shpejt do ta shohim në sezonin e ri të “Kidding”.

Këngëtarja do të shfaqet në krah të aktorit me famë botërore Jim Carrey.

Ajo ka shprehur një foto ku tregon se e ka pasur gjithmonë idhull dhe takimin e punën me të e quan një ëndërr të bërë realitet.

“Pa fjalë! Mirënjohëse për eksperiencën më speciale të jetës time. Është çmenduri të kaloj kohë dhe të punoj me dikë që e kam adhuruar para se të mësoja të flisja. Është akoma më shumë çmenduri të mësosh se personi është akoma më special dhe i ngrohtë personalisht, sesa e kishe imagjinuar.

Unë do të kem një paraqitje të vogël në sezonin e ardhshëm të “Kidding” . Kjo eksperiencë është një ëndërr! Faleminderit, faleminderit, faleminderit Jim dhe Dave që më morët. Kam kaq shumë për të thënë por fjalët s’mjaftojnë!”- shkruan Ariana në postim.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i këngëtares ishte 5 muaj më parë dhe titullohet “Break up with your girlfriend, I’m bored”, këngë e cila pati sukses të madh.