MENU

Fati i argjentinasit Correa

Atletico i vendos afat Milanit

18.08.2019 - 20:28

Çështja Angel Correa mes Milanit dhe Atletico Madrid është futur në një moment delikat.

Klubi spanjoll është lodhur nga tentativat e dëshpëruara të Milanit për të ulur çmimin dhe u ka vendosur afat këtyre të fundit deri të mërkurën për të sjellë parëtë në klub.

Milan me në krye Maldinin dhe Boban ka ofruar 38 mln euro, 12 më pak se ç’kërkon Atletico, pavarësisht se ‘djalli’ ka vënë në dispozicion edhe disa bonuse.

Ajo që nuk e favorizon klubin Italian është se Monaco, klubi i Ligue 1, prej disa ditësh ka dërguar në adresë të Atletico Madrid 50 mln euro për futbollistin.

Gjithsesi nuk dihet se si do të përfundojë kjo tratativë, pasi Correa tashmë ka një akord me Milanin, duke mos e pëlqyer ofertën nga francezët.

Argjentinasi edhe më herët e ka bërë të qartë se preferon destinacionin që të dërgon në ‘Seria A’.