MENU
klinika

Merkato

Atletico Madrid nuk ndalet, 55 milionë euro për yllin e Serie A

15.08.2019 - 15:21

Atletiko Madridi nuk ka ndërmend të ndalet këtë merkato, teksa tani dëshiron të transferojë një lojtar tjetër.

Pablo Simeone i ka komunikuar drejtuesve të klubit, se pëlqen mesfushorin e Napolit, Allan, dhe e dëshiron atë në skuadrën e tij. Menjëherë pas kësaj kërkese spanjollët kanë nisur kontaktet e para me Napolin, dhe kanë bërë një ofertë prej 55 milionë euro, për ta transferuar lojtarin në “Uanda Metropolitani”.

Megjithatë kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentis, i cili e konsideron shumë të vogël atë. Braziliani është një nga lojtarët më të mirë te Napoli, dhe drejtuesit nuk duan të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Kujtojmë se për 27-vjeçarin kishte shfaqur interes edhe PSG-ja, por as francezët nuk mundën të arrijnë një marrëveshje me klubin italian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN