MENU
klinika

"Jam tifoz i Realit, që i vogël"

Barcelona prezanton blerjen e katërt të verës!

04.08.2019 - 17:57

Barcelona vijon punën për afrimet e kësaj merkato vere.

Së fundi, kanë zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin e majtë, Junior Firpo, i cili u ble nga Real Betis për 18 milionë euro, plus 12 të tjera në formë bonusesh të ndryshme. Klauzola e largimit të tij është 200 mln euro.

22-vjeçari firmosi kontratë për 5 vitet e ardhshme me klubin katalanas dhe u bë blerja e katërt, pasi më herët afruan de Jong, Neto dhe Griezmann. Firpo luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe do të duhet të fitojë duelin me Jordi Alba për të zënë një vend titullari.

Sezonin e kaluar i riu nga Republika Domenikane luajti në 24 ndeshje në La Liga, 22 prej të cilave titullar dhe arriti të shënojë tre gola.

Më herët mbrojtësi i majtë ka qenë edhe në radarët e Real Madridit, që ishte gati t’i paguante klauzolën e largimit prej 50 mln euro, që të ai të zinte vendin e Marcelo, por tek “Los Blancos” shpërtheu Reguilon dhe u braktis kjo pistë.

Në atë kohë, 22-vjeçari dha një intervistë për një media spanjolle ku deklaroi:

“Më tërheq më shumë Real Madridi. Babai im është një madrilen i çmendur dhe kur erdhëm në Spanjë, Reali ishte ajo që kisha në shtëpi. Për këtë Reali më tërheq më shumë”.

Nuk kanë kaluar shumë kohë nga nënshkrimi me Barçën dhe në rrjet kanë filluar menjëherë reagimet e shumta, sidomos nga tifozët e Real Madridit, që tallen me rivalët katalanas, duke iu kujtuar se lojtarët blaugrana janë tifozë madrilenë.