MENU
klinika

Bukovski dhe... gratë

Baroni i çmendurisë së zakonshme

16.08.2019 - 13:36

      “Jam njeri i rrezikshëm kur vërtitem çlirët në një makinë shkrimi”, – thotë Çarl Bukouski, autori i më shumë se 40 librave me poezi, prozë dhe romane, përfshirë “Bukë me sallam” dhe “Posta”. Bukouski përdori poezinë dhe prozën për të përshkruar varfërinë e jetës urbane në Amerikë, njëherazi ishte lexues i etur.

 

 

 

 

 

Në veprat e tij, poezia dhe jeta ndërthuren me njëra-tjetrën, në mënyrë të atillë që krijimtaria të shpalosë sa më thjeshtë jetën e tij të përditshme, ku përfshihen gratë, bastet e garave me kuaj etj. Poet, romancier, alkoolist, laureat i jetës së shtresës së ulët amerikane dhe ikona legjendare e kultit, Çarl “Hank” Bukouski nuk ka nevojë për prezantim. Rreshti i fundit i një prej poemave të tij, citon: “Nëse e lexoni këtë pasi të kem vdekur, do të thotë se e bëra vetë”. Epo, e dini çfarë? Ai ia doli! Thuajse çdo librari dhe bibliotekë në ditët e sotme përmban një sasi të mirë të librave të Bukouskit në rafte dhe, megjithëse kritikët letrarë vijojnë të mos i kushtojnë shumë vëmendje krijimtarisë së tij, romanet dhe librat e shkrimtarit, me poezi dhe tregime të shkurtra, vazhdojnë të shiten më shumë se njëzet vjet pas vdekjes së tij. Bukouski, i cili u bë i njohur dhe krijoi besueshmëri si shkrimtar në të pesëdhjetat, tani është shndërruar në ikonë kulture. Krijimtaria e tij është përkthyer në gjuhë të ndryshme.

 

 

 

 

 

Më mirë të jesh një pijanec i famshëm, sesa një i alkoolizuar anonim. Çarl Bukouski, i cili i dha alkoolizmit fisnikëri, u bë një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë të shekullit XX falë rezistencës së mëlçisë së tij dhe risisë radikale në mënyrën e të shkruarit.

Lindur në 16 gusht 1920, Çarl Bukouski ishte fëmija i Depresionit të Madh. Gjithnjë kishte përshtypjen se e gjithë jeta ngrihej nën siglën e një pasigurie themelore, se të pirit ishte mënyra më e mirë për të harruar dhe se jemi ulur në një ndjenjëse flakur në paradhomën e një apokalipsi të afërt. Ndër të tjera, ka shkruar: “Femrat”, “Bukë me sallam”, “Posta”, “Djegur në ujë, mbytur në flakë”, “Shënime të një plaku të ndyrë”, “Poezi” etj.

Bukouski nuk e përdor kurrë frenin e dorës, ai është vërtet një i rafinuar, një tribal i qytetëruar, gjithmonë në cakun e optimizmit, ai e di që puna, garat me kuaj, pjekja, etj. ia vlejnë barra qiranë.

Sa i përket poezive, ato vlerësohen jo si objekte artefakte individuale, por si kapituj në vijimësinë e rrëfimit të aventurave të tij të vërteta, si një libër komik ose një serial filmi. Ato janë fort narrative. Vargu i lirë i Bukouskit përmban një seri fjalish deklarative të ndara në një kolonë të gjatë, të ngushtë, rreshtat e shkurtër që të japin përshtypjen e shpejtësisë dhe rezistencës edhe kur gjuha është sentimentale ose klishe./Konica.al

 

 

 

 

 

Birrë

lumenj dhe dete me birrë

në radio dëgjohen këngë dashurie

dhe telefoni hesht

dhe muret qëndrojnë

drejt në këmbë

dhe s’ka asgjë tjetër

përveç birrës.

 

PO ZEMËR!

Të gjithë fqinjët mendojnë

se ne jemi

të çuditshëm.

Dhe ne mendojmë

njësoj për ta.

Dhe ne bëjmë

të gjithë

qendrën…

 

Me rastin e përvjetorit të lindjes, po citojmë disa aforizma të autorit:   

 

“Mund të them se dashuria është si alkooli. E provon një herë, të trullos kokën, por sërish do një gotë tjetër, një tjetër, e kështu me radhë. Të bën të ndihesh keq, aq keq sa nuk do ta provosh më. Por, më vonë, që me gotën e parë do të tundohesh dhe nuk do të thuash dot “Jo””.

“Të pirit është një gjë emocionale. Të nxjerr nga rutina e jetës së përditshme, nga të qenit çdo ditë njësoj. Të vendos me shpatulla pas murit. Kam ndjesinë se të pirit është një formë vetëvrasjeje, ku të lejohet të kthehesh në jetë dhe ta fillosh jetën nga fillimi. Është si të vrasësh veten e më pas të ringjallesh. Besoj se deri tani kam jetuar 10-15 mijë jetë”.

“Doja ta thoja me zë të lartë atë që ndieja, por qëndrova i heshtur nga frika se nuk do të më kuptonin”.

“Një nga ndjesitë më të bukura në botë është kur përqafon dikë, ndërsa ai të shtrëngon akoma më fort”.

“Unë nuk kam nevojë për dikë që të më përsërisë vazhdimisht se do të jetë aty, se nuk do të më lëshojë, apo se nuk do të më tradhtojë kurrë. Më mjafton dikush që në të gjitha rastet që të më dërgojë në djall, sërish të rikthehet tek unë”.

“Shpreheni atë që ndjeni. Mos kini frikë nga pasojat, sepse koha nuk fal asnjë. Dashuroni, urreni, shpreheni çdo emocion të fortë që po përjetoni. Njerëzit janë spektakli më i bukur në botë, për të cilin nuk paguhet ndonjë biletë”.

“Mua më pëlqejnë personat e hutuar, ata që sapo i përqafon duken të plotë, ndërkohë që më parë të dukeshin të thyer në mijëra copëza”.

 “Asnjë marrëdhënie nuk është një humbje kohe: nëse personi tjetër nuk të ka dhënë atë që kërkoje, dije se të ka mësuar gjënë për të cilën kishe vërtet nevojë”

“Të gjitha gratë janë të ndryshme. Në përgjithësi, duket të jetë një kombinim i më të mirës dhe më të keqes. Magjike dhe e tmerrshme. Por, jam i lumtur që ekzistojnë”./Konica.al

 

 

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit