MENU
klinika

"Serenata postmoderne"

Bauman, analiza apokaliptike e shoqërisë së ditëve tona

21.08.2019 - 15:50

       “Shqetësimi i postmodernitetit” – shtylla e analizës sociologjike, publikuar për herë të parë në vitin 1997, gjithsesi mbetet shumë aktuale, është vepra e një prej intelektualëve më me ndikim të shekullit XX, polakut Zygmunt Bauman, një vëzhgues i mprehtë i të tatëpjetave të shoqërisë aktuale, e quajtur prej tij “postmoderniteti”./Konica.al

Me retorikën “banket konsumator” ose postmodernitet, dëshiron që vullneti njerëzor të jetë i padiskutueshëm dhe efektiv mbi realitetin, ndërsa eksperienca individuale duhet t’i mbyllë llogaritë me “rregullat e lojës që nuk zgjasin as deri në përfundim të lojës”, kontrata që përfundojnë pas një muaji, marrëdhënie njerëzore sipërfaqësore, lidhje, ku partnerët e pranojnë marrëdhënien deri në afatin e sakdimit të përfitimit të ndërsjellë; “asnjë besueshmëri nga ana jote dhe asnjë përgjegjësi nga ana ime”, interpreton serenata postmoderne.

 

 

 

Një fobi e marrëdhënies që shprehet edhe në tabunë e mortit, një pornografi e re: vdekje me ngjyrime përsosmërie në kinema, por e dëbuar nga jeta familjare, e çrrënjosur nga pamja mirëfilli, trajtuar dhe besuar profesionistëve kompetentë. “Pajisja e kompjuterit është ekuivalenti elektronik i portretit të Dorian Greit, – shkruan autori, – ëndrra e pavdekësisë tashmë ruhet në memore virtuale (sot themi në internet). Askush nuk kërkon më pavdekësi në veprat e njerëzve, por përjetësi në gjëra tashmë të vdekura”.

Qenia njerëzore nuk ka qenë kurrë kaq e hutuar. Nuk ka pasur kurrë, madje as me Humanizmin, një ide kaq madhështore për veten, çakorduar nga një ekzistencë më befasuese dhe më e pasigurt.

“Para postmodernitetit, – shkruan autori, – pasiguria ontologjike konsistonte në detyrimin që ndjente njeriu ndaj hyjnores, ku si përgjigje mund të merrte eshatogjinë, shpëtimin e shpirtit përkundër trupit. Në vend të kësaj, pasiguria postmoderne heq dorë nga shpirti, injoron eshatologjinë, madje dëshiron të shijojë trupin për sa kohë që qëndron vertikal në shpinë”.

Reklama përfiton nga kërkimi i ri për ekstazën depersonalizuese, duke ofruar përvoja ekstreme dhe totale përmes ushqimit, rrobave, sapunëve. Atë që joga mund të arrinte në cilësinë e zbehjes së egos, aktualisht mund ta bëjë atë për çmimin e një pijeje.

Njeriu ishte i pamjaftueshëm në sytë e Zotit, tani ai është i pamjaftueshëm përpara ligjeve gjithnjë në ndryshim dhe iluzionarë të tregut, ai është një “turist” i ndjesive ose “vagabond” kokëtrashë, kjo është hierarkia postmoderne.

 

 

 

 

“Prirja polarizuese” midis të përjashtuarve në banketin e blerjeve dhe të përzgjedhurve redukton perimetrin e identitetit të burrave dhe grave të kësaj epoke, duke i bërë kështu jashtëzakonisht të pasigurt në esencën e tyre; dhe kjo është se si ata e perceptojnë lehtësisht të huajin si një rrezik të përhershëm, një kërcënim degradues. Politikanë të shumtë përdorin pikërisht këtë perceptim të brishtë të identitetit të votuesit të mundshëm, i frikësuar se caku personal do të shkelet nga invazionet e faqezinjëve. Në të vërtetë, përpjekja e gjithsecilit për vetëvendosmëri pengohet vazhdimisht nga papunësia, anulimet e papritura, ndërprerjet e karrierave, falimentimet e bankave, premtime që nuk respektohen kurrë. Krijesa njerëzore nuk e realizon profesionin e tij, por mbledh business-e të reja lehtësisht të pranueshme, nga të cilat ai nuk përfiton asnjë kënaqësi apo forimim të brendshëm./Konica.al

Kalitja e personalitetit në bashkësinë shoqërore është thuajse i pamundur, pavarësisht nga këmbëngulja për të organizuar një profesion dhe për të planifikuar një familje. Ky dështim strukturor i sistemit është hedhur në duart e vagabondëve, gogol i të paftuarit në festën e mirëqenies.

Çdo ditë ditë njeriu postmodern zgjohet për t’u përballur me një fillim tjetër absolut, në të cilin nuk e di nëse vendi i punës dhe shoqëruesi i të djeshmes do të jenë të njëjtë. Dhe si një koleksionist i ndjesive, ai do të besojë se kjo është liri dhe fleksibilitet, një virtyt i ri i shpërblyer me pasigurinë, derisa të përfshihet në ankthin e identitetit. Në këtë degradim të rrëshqitshëm, konsumatorët-zombi të Baumanit zihen midis hedonizmit të egër dhe terrorit të nevojtarit, i cili përfaqëson atë që mund të ndodhë në çdo moment.

 

 

 

Padyshim që kjo analizë e pamëshirshme, me një stil thumbues dhe sens të fortë apokaliptik, funksionon si katalizator për tërheqjen e vëmendjes dhe marrjen e përgjegjësisë: leximi dhe rileximi i kësaj eseje të jetë një pjesë aktive e historisë dhe jo e festimit të një shoqërie të topitur.

I lindur në vitin 1925 nga prindër polako-hebrenj në Poznan të Polonisë, familja e tij u largua për në Bashkimin Sovjetik në vitin 1939, teksa tanket naziste mësynë Poloninë. Ai shërbeu në Ushtrinë e Kuqe, ku u dallua në luftime, u rrikthye në Poloni pas Luftës së Dytë Botërore për të studiuar sociologji në Universitetin e Varshavës.

“Aluzionet e postmodernizmit” (1992); “Modernineti i rrjedhshëm” (2000); “Shoqëria nën rrethim” (2002); “Të huajt në derën tonë” (2016) etj. Në fakt, gjatë 25 viteve të fundit ai ka botuar rreth 40 libra, jo për hir të vetes, por sepse bota aktuale nuk është si ai mendon se duhet të jetë./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit