MENU
klinika

Prisni surpriza!

Beyonce po ribashkon grupin e famshëm “Destiny’s Child”

05.08.2019 - 15:07

Beyonce di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes së kujtdo dhe këtë herë vërtet na ka befasuar të gjithëve.

E frymëzuar nga Victoria Beckham e cila bëri bashkë grupin “Spice girls” disa muaj më parë, Beyonce ka menduar të ribashkojnë grupin e saj “Destiny’s Child”.

Sipas “The Sun”, këngëtarja ka nisur lëvizjet për të ribashkuar grupin, duke kontaktuar me ish-antaret e “Destiny’s Child”.

Mësohet se Michelle Williams dhe Kelly Rowland po udhëtojnë në Evropë dhe shumë shpejt do t’i bashkohen koncerteve të Beyonce-s.

Ky lajm ka gëzuar fansa të panumërt të “Destiny’s Child”, i cili mbetet një ndër grupet më të dëgjuar e të preferuar nga publiku.

Pritet që ribashkimi i Michelle, Beyonce-s dhe Kelly-t të ndezë skenat botërore!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndan një eksperiencë të dhimbshme

Beyonce përlotet në skenë

E ftuar speciale Hillary Clinton

Beyonce këndon në dasmën e milionave në Indi