MENU
klinika

Hapet dera e bashkisë!

“Bie” Mallakastra, Ismailaj hyn në zyrë

13.08.2019 - 18:00

Sikurse ka ndodhur në disa bashki të vendit, edhe në njësinë vendore të Mallakastrës është përsëritur skenari i depërtimit në ambientet e brendshme nëpërmjet hapjes me forcë të derës kryesore.

Në këtë mënyrë, pas orarit zyrtar të punës, ka hyrë në zyrë kryebashkiaku i ri, Qerim Ismailaj.

Paraardhësi i këtij të fundit, Agron Kapllanaj, edhe pse është shprehur se nuk e njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh, por votimesh, pranoi të dorëzonte mandatin pa rezistencë. Sipas tij, procesi zgjedhor ishte një farsë dhe vendoret do të ribëhen.