MENU
klinika

Nuk kishte paguar akcizën

Bllokohen 24.700 litra naftë në një karburant

18.08.2019 - 11:57

Pas njoftimit nga grupi i kontrollit të GFI-i Albania së bashku me doganierët e akcizës, strukturat Doganore bllokuan një sasi prej 24.700 litra karburant i llojit “naftë” në masën 26% Fail (e pamarkuar), në një subjekt në Cërrik.

Mësohet se vlera e munguar e detyrimit doganor për mospagim të akcizës si dhe penaliteti kap shifrën e 6.8 milion lekëve.

Në këto kushte Drejtoria e Hetimit ngriti grupin hetimor ku u kryhen veprimet e para hetimore si sekuestrimi i dokumentacionit, marrja e deklarimeve nga personat përgjegjës, këqyrja e vendngjarjes, plumbosja e depozitave dhe distributorit që shërbente për furnizimin me karburant, si dhe u morën mostra për analiza të mëtejshme.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Nga ana e subjektit nuk u vunë në dispozicion mostrat etalon të sasisë së karburantit sipas faturave të blerjeve.

Për këtë rast u përgatit referimi për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, për veprat penale të “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)”, parashikuar nga neni 179 i K.Penal, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i K.Penal, “Ndryshimi në aparatet matëse”, parashikuar nga neni 182 i K.Penal.

Në mbështetje të rimëkëmbjes nga kriza e Covid-19

“Na taksoni”- 83 milionerë kërkojnë të tatohen më shumë

Jaka: Në bisedime me qeverinë për kostot

Apel bizneseve për masat anti-COVID

Ndërrimi i lojërave për Pakistanin

RT/ Zbulohet një rezervuar i ri nafte dhe gazi

Blerësit i janë rikthyer shpenzimeve

Rriten shitjet me pakicë në Europë

Prof. Dr. Adrian Civici/ Detajet e 'planeve ambicioze' të botës

Strategjitë dhe politikat e rimëkëmbjes ekonomike