MENU
klinika

Foto/ Luksoze dhe komode

Brenda shtëpisë së Bieta Sulos dhe Alban Dudushit

21.08.2019 - 15:11

Moderatorja e emisionit “Ftesë në 5”, Bieta Sulo, është tepër aktive në profilin e saj në Instagram, ku tregon vazhdimisht jo vetëm momente nga puna, por edhe përditshmërinë e saj me Abanin dhe vogëlushin Kroi Art.

Herë pas here në postimet e saj, ajo na ka treguar kënde të ndryshme të shtëpisë së tyre, ndërsa në fotot e fundit mund të dallojmë më qartë shtëpinë e çiftit.

Bieta ka pozuar në shkallët e brendshme të shtëpisë, e cila është dy katëshe dhe vihet re se në arredim mbizotërojnë ngjyra e bardhë dhe kafe.

Në një tjetër pozë, moderatorja na tregon një kënd të kuzhinës së saj, ku ka pozuar edhe me Albanin dhe Kroin, teksa bëhen gati për të dalë.

“Gati për xhiro xhiro”, shkruan moderatorja krahas postimit ku nuk kanë munguar komplimentat e shumta për familjen.