MENU
klinika

Washington Post

Brexit pa marrëveshje, katastrofë edhe për Amerikën

20.08.2019 - 14:44

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton, gjatë udhëtimit të fundit në Londër, argumentoi se ishte në interesin e Amerikës të shihte Britaninë të largohej nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.

Ardhja e Boris Johnson në zyrën e kryeministrit e bën një rezultat të tillë gjithnjë e më shumë të mundshëm.

Në fakt, Brexit në çdo formë është qartë në kundërshtim me interesat e SHBA-së dhe mund të çojë në prishjen e “marrëdhënies speciale” midis Uashingtonit dhe Londrës.

Pretendimi se Brexit është i mirë për Shtetet e Bashkuara është dukshëm i gabuar, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë të sigurisë.

Nga këndvështrimi ekonomik, tashmë është e qartë se votimi për Brexit ka zvogëluar prodhimin ekonomik britanik dhe fuqinë blerëse të familjeve. Kjo nuk është për tu habitur.

kolana e librave

Para referendumit, analiza ekonomike e ekspertëve, brenda dhe jashtë Britanisë, tregoi se kostot ekonomike do të tejkalojnë përfitimet. Këto analiza arritën në përfundimin se Brexit do të zvogëlonte produktin e brendshëm bruto britanik dhe të ardhurat.

Kjo ka rëndësi për amerikanët sepse, sipas Departamentit të Tregtisë së SHBA-së, Britania është burimi i vetëm më i madh i investimeve të huaja direkte në Shtetet e Bashkuara veç Kanadasë, shumë përpara Japonisë, Gjermanisë, Francës dhe Kinës.

Për momentin, vullneti britanik mbetet i palëkundur. Por gjithçka mund të jetë mashtrim.

Ky kombinim i aftësive në rënie dhe gjithnjë e më pak vullnet në vendin që ka qenë partneri i Amerikës për dekada të tëra, do të ketë qartë një ndikim negativ në interesat e saj.

Në fund të fundit, mund të shkaktojë prishjen e marrëdhënies speciale midis Londrës dhe Uashingtonit, meqë ajo marrëdhënie bazohet në faktorë materialë, siç janë bashkëpunimi ushtarak dhe fuqia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN