MENU
klinika

Targat-suvenir

Punishte lëvizëse në rrugicat e Korçës

19.08.2019 - 11:53

       Në Korçë, çadra dyditore e punishtes lëvizëse së personalizimit të targave-suvenir, risia e lajmërur mes projektit për zgjimin e vlerave historike të koleksionit të mjeteve shqiptare RETRO, tërhoqi të madh e të vogël këtë fundjavë në qytetin juglindor.

 

 

 

 

Përgjatë tri netëve nga 16-18 gusht, qyteti i serenatave bashkoi turistë, vizitorë dhe qytetarë nga skaje të ndryshme të vendit në festën e verës, ku krahas aktiviteteve të ndryshme të organizuara me këtë rast, ajo që tërhoqi vemendjen dhe interesin e shtuar të qytetarëve dhe të ftuarve të shumtë, ishin target- suvenir të personalizuara, një shërbim i ri i ofruar për herë të parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporti Rrugor.

 

 

 

 

“Zgjidh formën, ngjyrën dhe emoji-t e preferuara dhe eja në këndin Retro” – ishte logoja e këtij eventi në Korçë, që tërhoqi shumë pjesëmarrës. Të gjithë të pranishmit, sidomos fëmijët të cilët për të parë nga afër procesin e prodhimit dhe personalizuar targën e tyre të preferuar, nuk i ndanë sytë për asnjë çast nga aktiviteti.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit