MENU
klinika

Nga më të mirët e këtij sezoni

“Ciao Pogba”/ Reali mbyll marrëveshjen me yllin e Ajax!

02.08.2019 - 13:08

Real Madrid ka mbyllur akordin me Ajax për transferimin e Donny van de Beek, i cili do të kalojë në Madrid, duke qenë alternativë e Paul Pogba.

Këtë informacion të fundit e ka zbuluar gazetari Marcelo Bechler, i cili shkroi në Twitter se mediat “AS” dhe “Marca” kanë të drejtë kur shkruajnë se Reali është duke negociuar për 22-vjeçarin.

Por ai shkon më tej duke theksuar se dy klubet kanë arritur marrëveshjen për kalimin në “Bernabeu” të holandezit.

“Nga ato që unë kam mësuar, gjërat kanë shkuar më tej: propozimi i Realit është pranuar nga klubi holandez. Van de Beek do të firmosë kontratë 5 ose 6-vjeçare në ditët e ardhshme. Negocimi ka ditë që është zhvilluar”, shkroi gazetari spanjoll, duke hedhur dritë mbi blerjen e radhës të madrilenëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Venitet' dashuria për francezin

Zidane i padëshiruar tek Real Madrid!