MENU
klinika

50 vite më pas

Çifti gjen foton e takimit të parë te festivali më i famshëm në histori

18.08.2019 - 21:18

Për 50 vite, Xhudi dhe Xheri Grifin u kanë treguar miqve dhe familjarëve se si ishin njohur në festivalin e Udstok në vitin 1969, që ditë e parë që u hap, dhe që atëherë kanë qenë gjithnjë bashkë.

I vetmi pendim që kishin: mungesa e një prove reale për përrallën e bukur që tregonin. Por 50 vite më pas, fati u troket në derë dhe fare rastësisht gjejnë foton që ua kishte bërë dikush tjetër para 50 vitesh.

Festivali i Udstokut festoi 50 vjetorin më 15 Gusht të vitit 2019. Pasi u hap, ai mori përmasa të stërmëdha, duke mbledhur jashtëzakonisht shumë dashamirës të muzikës, e duke u bërë kështu festivali më i famshëm në histori.

Të rinjtë mblidheshin për ditë të tëra në fushën e madhe, rrinin në tenda, duke ngrënë e duke pirë shumë pak, vetëm për të dëgjuar grupet e tyre të preferuara dhe për t’ia kaluar mirë me shoqërinë.

Xhudi, sot 71 vjeçe, e takoi Xherin pikërisht në ditën e parë të këtij festivali, kur makina e saj u prish rreth 150 km larg koncertit. Ajo dhe dy të njohur vendosën të shkojnë me autostop.

Xheri dhe miqtë e tij ndaluan me makinën e tyre dhe Xhudi kishte pranuar të ngjitej pasi kishte parë një vajzë tjetër brenda në makinë, ndaj ishte ndier më e sigurt.

72-vjeçari Xheri thotë që u ndie me fat kur në makinë hipi Xhudi, pasi ai kishte tentë me vete, ndërsa ajo jo, dhe mund ta ftonte që të njiheshin më mirë.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?