MENU
klinika

"Shqiptarët s’do t’ma falin kurrë"

Cili ishte gabimi historik i mbretit Zog?

31.08.2019 - 12:20

      Mbreti shqiptar Ahmet Zogu, nga të katër vilat e tij në Shqipëri, më përzemër kishte atë të Durrësit. Do ta ketë ndjellë magjia e detit, si kundërshti e ashpërsisë së bjeshkëve nga e kishte origjinën ai. Pak kohë para se Shqipëria t’i aneksohej Italisë fashiste, pa e njoftuar Gardën, mbreti braktis vilën e zbret në plazh. Zogu nuk i shpëtoi syve të oficerit kosovar, Shefqet Bylykbashi, me origjinë nga një familje fisnike nga Baica e Kolshit të Drenicës, i cili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Romë, në drejtimin e Artilerisë në Romë.

Sipas studiuesit Bajram Mjeku, për Telegrafi.com, gjatë bisedës, mbreti Zog i tha besnikut të tij: “Kam ba një gabim historik dhe shqiptarët s’do t’ma falin kurrë. Në vend se të lidheshim me Anglinë, gabuam e u lidhëm me Italinë”!

 

 

 

Më shumë se nga lajmësit e tij nga Roma, mbreti Zog kuptoi se ishin çastet e fundit, kur Italia fashiste do ta pushtonte Shqipërinë. Me një ushtri të armatosur dobët dhe të paorganizuar mirë, kjo ishte e paevitueshme.

“Mbreti shqiptar, sigurisht ishte në dijeni për idenë e Haxhi Zekës, që Shqipëria para se të fitonte pavarësinë, për njëzet vjet të mbetej nënprotektorat anglez. Detajin e bisedës midis mbretit Zog dhe Shefqet Bylykbashit e dëshmon i biri, Fuat Bylykbashi”, – tregon, Mjeku.

 

 

 

 

“Shefqet Bylykbashi gjatë luftës II Botërore ishte komandant i artilerisë në vijën kufitare Prapashticë – Preshevë, në mbrojtje të kufirit nga forcat serbe në kuadër të Regjimentit të Katërt të Ushtrisë shqiptare, që komandohej nga Fuat Bej Dibra. Shefqet Bylykbashi, për të nderuar komandantin, e pagëzoi djalin e tij, me emrin e Fuatit”.

Në Kosovë, Shefqet Bylykbashi njihet me nofkën Shefqet Kapetani. Një rrugë në Prishtinë mban emrin e tij. Në vitin 2010, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Presidenca e Kosovës, i akordoi majorit Shefqet Bylykbashi, urdhrin “Medalja e Artë e Lirisë”./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit