MENU
klinika

Roli i një jete

Coli nuk është më…

22.08.2019 - 17:44

Kinematografia shqiptare ka humbur sot një tjetër emër të njohur. Bëhet fjalë për aktorin Shpëtim Zani, i cili u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak. Aktori Zani, njihet nga artdashësit si Coli në filmin “Debatik”.

 

 

 

Ai luajti vetëm një rol në jetën e tij, ndërsa roli në filmin e mësipërm e përjetësoi në mendjen e shikuesve. Lajmin e ndjerë e kanë shpërndarë miqtë në rrjetet sociale.

 

 

 

 

Aktori luajti me artistët e spikatur të filmit shqiptar si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka dhe me shumë aktorë të tjerë të mëdhenj. Shpëtim Zani spikati në rolin e tij, si një jetim i varfër, i cili arriti të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth, ndërsa vritet në një moment tensioni.