MENU
klinika

Cr7 'thumbon' argjentinasin

Cristiano Ronaldo: Ja diferenca ime Messin!

13.08.2019 - 21:02

Vetëvlerësimi është një nga çelësat e suksesit të Cristiano Ronldos. Edhe në intervistën e fundit dhënë për Dazn, doli në pah me të gjithë forcën, sidomos kur i kërkohet një mendim për krahasimin me Lionel Messin.

Ata janë dy lojtarët më të mirë në botë të 15 viteve të fundit.

“Diferenca mes meje dhe Messit? Në kam luajtur në klube të ndryshme dhe e kam fituar Championsin me skuadra të ndryshme.”

Një “shigjetë” e vogël, por që bëhet më “shpuese” kur Ronaldo vijon më tej.

konica sportkonica sport mobile

“Kam qenë golashënuesi më i mirë i Championsit për 6 sezone radhazi. Nuk ka shumë futbollistë që e kanë fituar 5 herë Champions League-n, për këtë arsye unë mund të identifikohem me këtë kompeticion.”

Është njësoj si të thuash, Championsi jam unë. Në fund të fundit, tek Juventusi mbërriti pikërisht për të sjellë në Torino Kupën me veshë të mëdhenj. Në tentativën e parë nuk ia doli, por ka edhe tre vite kontratë me bardhezinjtë.

E duke folur për Messin, Ronaldo nuk mund të jetë aq shumë egoist sa të rezervojë vlerësime për “Pleshtin”.

Messi është një lojtar i shkëlqyer që do të kujtohet jo vetëm për Topat e Artë që ka fituar, por edhe sepse është përmirësuar, sikurse unë, vit pas viti. Zgjohem çdo ditë me idenë se duhet të stërvitem për të patur gjithmonë diçka më shumë dhe jo vetëm për të fituar. Falë Zotit nuk më mungojnë paratë. Dua të fitoj një vend në historinë e futbollit.”, thotë CR7.

Në fakt, sido që të shkojë, Ronaldo ia ka dalë mbanë të jetë pjesë e historisë.