MENU
klinika

Asgjësimi i ushqimeve të skaduara dhe kafshëve të së​mura

Çuçi: Landfilli i Sharrës me standarde mjedisore

26.08.2019 - 18:03

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Landfillin e Sharrës, aty ku krahas mbetjeve të tjera urbane do të trajtohen edhe ushqimet e skaduara që sekuestrohen nga AKU-ja apo kafshët e sëmura që duhen asgjësuar.

“Trajtimi i ushqimeve të skaduara që sekuestrohen nga AKU-ja apo edhe i kafshëve të sëmura që asgjësohen sipas protokolleve të përcaktuara nuk do të jetë më një problem mjedisor.

Falë impiantit që po ngrihet pranë Landfillit të Sharrës do të disiplinohet i gjithë ky proces duke garantuar standardet më të mira mjedisore.

Asgjësimin e mallrave të skaduara e pa standarde, si dhe të kafshëve të sëmura e kemi detyrim ligjor për të garantuar shëndetin e konsumatorëve, por ky proces nuk mund të bëhet në kurriz të mjedisit”, thotë ministri Çuçi.

Sipas tij investime të tilla do të mbështeten për t’u ngritur edhe në zona të tjera të vendit.

Financimi i këtij projekti bëhet përmes partneritetit publik privat dhe adreson një problematikë të mbartur prej vitesh në Shqipëri.