MENU
klinika

Dhuratë për Pocchetino

Tottenham pranë blerjes së madhe!

01.08.2019 - 21:56

E ardhmja e Giovani Lo Celso me shumë mundësi do të jetë në Premier League.

Pasi shkëlqeu me fanellën e Real Betisit, ku u aktivizua në 45 ndeshje, duke realizuar 16 gola, 23-vjeçari tërhoqi vëmendjen e trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, i cili e kërkon me ngulm futbollistin, i cili konsiderohet si përforcimi ideal për repertin e mesfushës.

Për transferimin e argjentinasit në Londër, “Spursat” do të derdhin në arkat e klubit spanjoll shumën e 60 milionë eurove, ndërsa futbollisti, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN