MENU
klinika

Nga New York Times

Dikur kritikuan Obamën, sot po veprojnë si ai…

22.08.2019 - 18:38

Nuk është e vështirë të hamendësosh se çfarë do të thoshte Mike Pompeo, kongresmeni i ngathët nga Kansas, për marrëveshjen e largimit të trupave amerikane nga Afganistani që po negociohet me Talibanët.

Detajet e negociatave, të cilat po zhvillohen në Katar nga i dërguari amerikan Zalmay Khalilzad dhe që mund të përfundojnë deri në fund të muajit, janë një sekret. Aq sa Pompeo nuk do të lejojë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të rishikojnë detajet e marrëveshjes, përveçse në praninë e tij.

Por thelbi i marrëveshjes është ky: një tërheqje e plotë e 14,000 trupave të Amerikës nga Afganistani brenda 14 muajve, në këmbim të një premtimi nga Talibanët për të mos sulmuar forcat amerikane dhe një lloj sigurie se Afganistani nuk do të bëhet përsëri një bazë për terrorizmin global.

Edhe ata që duan që SHBA të largohen nga Afganistani, duhet të tremben nga një vendim i tillë. Duhet të shqetësohen që qeveria amerikane po e bën të gjithën këtë me një indiferentizëm të qartë ndaj qeverisë së Afganistanit, e cila nuk ishte e ftuar në bisedime sepse talebanët nuk duan të flasin me atë që e konsiderojnë një “qeveri kukull”.

Ajo qeveri “kukull” është e njohur ndërkombëtarisht dhe e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ajo nuk masakron pa dashje njerëzit e vet, as zhvillon luftë kundër fqinjëve të saj, as sponsorizon grupe terroriste që kërkojnë të zhvillojnë luftë me Perëndimin.

“Nuk ka asnjë provë që rrjeti është i gatshëm të shkëputet nga Al-Kaeda,” tha Thomas Joscelyn nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive. “Edhe sikur talebanët të hiqnin dorë nga organizata dhe sulmet ndaj Perëndimit, do të duhet një verifikim. Por nëse tërhiqen të gjitha trupat perëndimore, nuk ka asnjë verifikim. ”

Liberalët si ish-Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta kritikuan Obamën që u tërhoq shumë me nxitim nga Iraku, duke krijuar kështu një boshllëk, që shpejt e plotësoi ISIS-i. Po sikur të luhet një skenar i ngjashëm tani në Afganistan?

Dikur edhe Pompeo e kritikoi Obamën. Nëse sekretari ka ndopak turp, ai mund t’i kërkojë falje Obamës për miratimin e të njëjtës politikë të cilën ai e kundërshtoi dikur aq me zë të lartë. Nëse ai ka ndopak nder, ai mund të mendojë dorëheqjen sesa udhëheqjen e një katastrofe që mund të ndodhë së shpejti në Afganistan. Unë jam i sigurt se ai nuk do të bëjë asnjë nga këto.

Bret L. Stephens ka qenë një kolumnist i The Times që nga prilli i vitit 2017. Ai fitoi një çmim Pulitzer për komente në The Wall Street Journal në 2013 dhe më parë ka qenë kryeredaktor i The Jerusalem Post.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e presidentit amerikan

“Afganistani, laborator për terroristët”