MENU
klinika

“Selfies”

DokuFest: Kritikë në 4 minuta

05.08.2019 - 17:14

      “Selfies” me regji nga Claudius Gentinetta – në vetëm katër minuta, filmi zhvillohet me një ritëm të shpejtë, ku shfaqen një mori ‘selfiesh’ të përpunuara, që i shfaqin njerëzit në momente të ndryshme të jetës.

Me një fjalë, filmi vjen si një kritikë ndaj shoqërisë së sotme, ku secili ka dëshirë për t’i shkrepur vazhdimisht fotografi vetes (selfie).

 

 

 

Siç raportojnë mediet lokale, gjatë shfaqjes së filmit nuk pati shumë të pranishëm, por ditët e DokuFestit janë të mbushura me shfaqje filmash, si dhe aktivitete të tjera, që shpesh hasen në orare të njëjta kohe.

Në edicion, pritet të shfaqen mbi 280 filma, në mesin e të cilëve rreth 20 janë nga Zvicra ose bashkëpunim mes Zvicrës dhe shteteve tjera.

 

 

“Selfie” – trailer:

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN