MENU
klinika

"Të marrin përgjegjësinë për..."

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, Balla thirrje institucioneve

19.08.2019 - 13:40

Pas konstituimit të këshillit të ri bashkiak të Shkodrës, përmes një reagimi në rrjete sociale Taulant Balla tha se ‘shkodranët sot kanë kuvendin e tyre të ri lokal’.

Sipas Ballës, për faktin që sot i zgjedhuri si kryebashkiak më 30 qershor, Valdrin Pjetri nuk u paraqit, “institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar”.

Pjetri u dorëhoq pak ditë më parë nga detyra pasi PD i nxori dokumentet e dënimit në shtetin italian. Edhe kryeministri Rama tha se “ndan rrugët” me të deri në momentin e sqarimit ligjor të situatës.

POSTIMI I PLOTË I BALLËS

“Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situaten e krijuar pas doreheqjes se detyrueshme te Kryetarit te zgjedhur te Bashkise, por si ne cdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik.

Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.

Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkisë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.

Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një kriminel më pak në politikë

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, reagon Basha