MENU
klinika

Vendimi

“Dritë jeshile” për ujësjellësin e Krujës, nis së shpejti investimi

21.08.2019 - 09:36

Një investim i rëndësishëm do të nisë së shpejti në rrjetin e ujësjellësit të Krujës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila thekson se;

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve do të nisë shumë shpejt punën për ujësjellësin e Krujës, që do të garantojë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë për 17 500 banorë të kësaj zone”.

Sipas ministrisë, ky ujësjellës do të ketë një rrjet sipas standardeve më të larta, pasi furnizimi aktualisht me vetëm 3 deri 4 orë ujë në ditë në Krujë është një problem i trashëguar në vite.

Në një interpelancë të zhvilluar me banorët e qytetit të Krujës në qershor të këtij viti, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se “investimi i qeverisë do të bëjë ndërhyrje të thellë në ujësjellësin e Krujës dhe në vitin 2020 do t’i jepet zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e zonës së Krujës”.