MENU
klinika

Sulmet me armë në SHBA

“2 lajme tronditëse”/ Pacolli: Vepra kriminale

04.08.2019 - 16:07

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, reagoi pas ngjarjeve të rënda që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbetën te vdekur dhjetëra persona të pafajshëm për shkak të sulmeve me armë.

Pacolli tha se këto janë vepra të shëmtuara kriminale, ndërsa shtoi se qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë gjithmonë pranë popullit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Brenda pak orëve, pamë dy lajme tronditëse, për vrasjet në El Paso, Texas dhe Orgeon, Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhjetëra qytetarë të pafajshëm kanë humbur jetën, dhe po ashtu shumë të plagosur ishin cak i veprave të shëmtuara kriminale.

Në këto momente të vështira lutemi për familjet e viktimave dhe të lënduarve. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë gjithmonë pranë popullit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Pacolli.