MENU
klinika

“Ata që po shqetësoheshin"...

E akuzuan se vodhi këngën, reagon Era Istrefi

16.08.2019 - 17:14

Kënga e Era Istrefit me reperin rus Allj, “Sayonara Detka”, u prit mjaft mirë nga publiku dhe kapi majat e klasifikimeve në Rusi.

Ditën e djeshme u publikua videoklipi i këngës, i cili ka arritur deri tani 1 milionë klikime në Youtube.

Mirëpo, shumë shpejt pas publikimit të audios, këngëtarja shqiptare u akuzua se e kishte kopjuar këngën e re, pasi ajo ishte e ngjashme me atë të reperit gjerman Bausa.

Videoja e gjermanit është publikuar dy vite më parë dhe ka arritur plot 130 milionë klikime në Youtube dhe ka me të vërtetë ngjashmëri me “Sayonara Detka”.

kolana e librave

Pas qarkullimit të këtyre lajmeve, Era Istrefi ka reaguar për herë të parë me një status në Instastory, ku sqaron njëherë e mirë gjithçka në lidhje me këngën.

Ajo tregon se kënga e saj nuk është kopjuar, por Bausa është tekst-shkruajtësi kryesor i saj, madje të drejtat e autorit janë shkruar poshtë këngës në ‘Spotify’ në emrin e tij të vërtetë Julian Otto.

“Ata që po shqetësoheshin se kam “vjedhur” këngën e Bausa-s, duhet të dinë se Bausa është pjesë e këtij projekti si  tekst-shkruajtësi kryesor i saj dhe i merr meritat e autorit të këngës, ashtu si dhe grupi i tij.

Sa për të drejtat e autorit, ai është listuar si tekstshkrues në “Sayonara Detka” me emrin e tij të vërtetë Julian Otto. Mund ta shihni poshtë këngës në Spotify.”– shkruan Era në postim, duke i mbyllur gojën atyre që e akuzuan për vjedhje.