27.08.2019 - 14:53
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Durrës.
Një fëmijë 6-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është mbytur në plazhin e Durrësit.
I mituri ka qenë në plazh së bashku me familjen, kur është futur për t’u larë një moment duke i shpëtuar vëmendjes së prindërve.
Këta të fundit kanë konstatuar mungesën e djalit dhe janë futur ne det për ti dhënë ndihmë.
Pasi është derguar për në urgjencën e spitalit rajonal, fëmija ka ndërruar jetë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pësoi arrest kardiak