MENU
klinika

Shoferi braktis mjetin

Fier, makina përplas për vdekje 14-vjeçarin

28.08.2019 - 10:19

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier.

Në vendin e quajtur “Fermë Çlirim” një makinë ka përplasur për vdekje një 4-vjeçar.

Mësohet se 14-vjecari i cili ishte duke ecur në këmbë anës rrugës, është aksidentuar për vdekje nga një automjet.

Sipas burimeve nga vendngjarja, drejtuesi i automjetit ka braktisur makinën, pasi ka aksidentuar për vdekje këmbësorin.

Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti, si edhe identifikimin e autorit.