MENU
klinika

Me anë të Wifi mashtrues

Edhe kamerat DSLR mund të bien pre e hakerave!

13.08.2019 - 20:18

Kamerat janë ndër të pakta pajisje të cilat nuk lidhen me internetin dhe ju mund të mendoni se janë imune ndaj hakerëve.

Megjithatë hulumtuesit kanë zbuluar se disa DSLR janë vulnerabël ndaj sulmeve me ransomware. Sapo të jetë në rangun e rrjetit wireless të kamerës, një haker mund të instalojë me lehtësi maluerë të cilët enkriptojnë fotot e çmuara të përdoruesve të cilët duhet të paguajnë prë ti marrë pas.

Check Point Software zbuloi se “Picture Transfer Protocol (PTP)” është vulnerabël përballë sulmeve me maluerë.

Ironikisht hulumtuesit e firmës arritën të zbulonin probleme në një Canon EOS 80D duke përdorur firmware të hakuar nga Magic Lantern, i cili furnizues aplikacionin e vet open-source për përdoruesit e DSLR Canon EOS.

Në një video hulumtuesit treguan sesi mund të krijojnë një rrjet Wi-Fi mashtrues. Sapo hakerët hyjnë në rangun e Wi-Fi të kamerës, ata përdorën një exploit për të aksesuar kartën SD dhe enkriptuar fotot. Pronari i surprizuar i DSLR më pas sheh një mesazh se fotot e tij nuk janë të disponueshme derisa ai të paguajë për ta.

Check Point thotë se kamerat janë një objektiv shumë i rëndësishëm për tu sulmuar sepse përmbajnë foto personale të çmuara dhe pronarët janë të gatshëm të paguajnë për ta.

Canon u kërkoi përdoruesve të DSLR të shmangin rrjetet Wi-Fi të pasigurta e madje të fikin rrjetin derisa të instalojnë përditësimin e sigurisë.

Problemiu prek pjesën më të madhe të kamerave Canon nga EOS 70D deri në EOS R. Check Point tha se edhe kamerat e tjera që përdorin proktollin PTP janë të hapura përballë sulmeve.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!