MENU
klinika

Vrasja horror e 2 të rinjve

Ekstradohet nga Gjermania “i tmerrshmi” i Beratit

08.08.2019 - 09:30

Arrestimi në Gjermani dhe ekstradimi i 56-vjeçarit Byniamin Hajro ka risjellë dhe njëherë në vëmendje krimin e rëndë të vitit 1997, ku u rrëmbyen dhe pas torturave u vranë e u dogjën në mes të Beratit dy të rinj nga e ashtuquajtura “Banda e Vakëfit”.

Byniamin Hajro është dënuar me 25 vite burg për kë të vrasje.

Më 3 qershor 1997 në Berat dy të rinj janë marrë peng nën kërcënimin e armëve. Ata janë mbajtur një natë duke u keqtrajtuar në një garazh dhe të nesërmen, në mes të Beratit, trupat e tyre janë lyer me benzinë dhe u është vënë flaka teksa viktimat ishin lidhur.

Viktima të krimit makabër ishin Arjan Avdullai, 18 vjeç dhe Eduart Pema, 25 vjeç. Hetimet nisën më 22.03.1998, ndërsa në prill 2012, gjykata vendosi të rihapë hetimet pas dëshmisë tronditëse të vëllait të një prej viktimave.

Katër persona u dërguan në gjyq të akuzuar për ngjarjen e rëndë. Prokuroria e Beratit ngriti akuzë ndaj shtetasve Kudret Zhuka (i arrestuar në dhjetor 2013), Kastriot Frashëri, Byniamin Hajro dhe Gazmend Hoxha, të cilët i akuzon për ngjarjen e rëndë të vitit 1997.

kolana e librave

Sinjali i parë që solli rihetimin e ngjarjes u mor nga një efektiv policie që mësoi se familjet e disa prej autorëve të masakrës së ndodhur në Berat ishin larguar jashtë Shqipërisë nga frika e gjakmarrjes. Megjithatë, prova vendimtare që siguroi prokuroria, provë e cila zbardhi edhe krejt ngjarjen, ishte dëshmia e shtetasit Ronaldo Pema. Vëllai i njërit prej viktimave (Eduart Pemës), kishte qenë bashkë me të vrarin në momentin kur makina e autorëve ndaloi aty dhe të akuzuarit me armë në kokë e detyruan të riun të hipte në mjetin e tyre për ta çuar te vendi i keqtrajtimit. Prokuroria bën me dije se ka pasur vështirësi të mëdha në hetimin e ngjarjes, pasi viktimave me vështirësi u janë gjetur edhe varret.

VRASJA 

Vrasja e dy viktimave, Arjan Avdullai dhe Eduart Pema, ka ndodhur më datë 3 qershor 1997 në orën 10:30 në lagjen “Jani Vruho”. Një grup personash të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasit Arjan Avdullai dhe Eduart Pema. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë e mundur kryerja e veprimeve hetimore për shkak të trazirave të vitit 1997. Hetimi për ngjarjen nisi një vit më vonë, më 1998.

Pas shumë përpjekjesh, më 17 prill 2012 është vendosur rifillimi i hetimeve për shkak të deklarimeve të dhëna nga shtetasi Bledar Pema (ndryshuar emri në Ronaldo Pema). Ai ka thënë se më 2 qershor 1997, rreth orës 17:00 të pasdites ka qenë me vëllain, Eduart Pema, duke ndenjur në trotuarin e rrugës që të çon në lagjen “Vakëf”, afër spitalit “Befotrof”.