MENU
klinika

Lidhja me vrasjen

Ekzekutimi i Artan Cukut, arrestohet në Greqi një person

13.08.2019 - 10:37

Detaje të reja nga vrasja e ish-komisarit Artan Cuku.

Për vrasjen e tij ka rënë në pranga në Greqi një tjetër person.

Ai është Kristaq Leci dhe mendohet se është personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut.

Kujtojmë që kryekomisari Artan Cuku u vra nga dora e krimit në 8 prill 2017, në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, aty dhe ku banonte.

Porositësi i vrasjes së tij është Bledar Jambelli. Ndërkaq, është arrestuar më herët vrasësi Mikel Shallari.

Ishte Shallari ai që pranoi para hetuesve se porositësi i vrasjes është Jambelli, i cili kishte paguar 3 mijë euro dhe 22 mijë euro të tjera do ja jepte pas kryerjes së vrasjes.