Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.
Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.18 në Durrës.
Personi i plagosur u dërgua në sallën e operacionit në spitalin e Durrësit, por nga raportimet e para flitet se ai ka ndërruar jetë.
Personi i vrarë është identifikuar me inicialet F.B, 40 vjeç, nga fshati Shën Vlash, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Informacion Paraprak
Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.