MENU
klinika

Reagon në Instagram!

Epo më në fund! Rikthehet Flori Mumajesi…

01.08.2019 - 12:18

Flori Mumajesi që pas fitores së “Kënga Magjike” ishte zhdukur nga rrjetet sociale dhe për jetën e tij nuk dihej thuajse asgjë.

Postimi i tij i fundit në Instagram është bërë më 8 prill dhe të gjithë e kanë ndjerë mungesën e tij dhe projektet e tij muzikore.

Megjithatë pas kaq shumë kohësh shkëputje, këngëtari është bërë i gjallë dhe kjo është vënë re nëpërmjet një pëlqimi që i ka bërë fotos së fundit të Xherdan Shaqirit.

Në mes të mijëra like-eve vihet re edhe emri i Florit, i cili duket të jetë rikthyer pas disa muajsh.

Nuk dihet ende arsyeja përse Flori ka zgjedhur të mos jetë më aktiv në publik, megjithatë le të presim për një rikthim të bujshëm të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN