MENU
klinika

“Tropoja të do!”

Ermal Mamaqi takon ‘Marcon from Tropoja’

16.08.2019 - 16:54

Ermal Mamaqi ka pozuar përkrah aktorit të famshëm Liam Neeson.

Për ju që s’e njihni, me siguri që vargjet “Marko from Tropoja” , ju kujtojnë rolin e njohur në filmin aksion të Liam-it i cili u shkoi pas një bande shqiptarësh nga Tropoja për të shpëtuar vajzën e tij që ia kishin rrëmbyer.

Duke qenë se shqiptarët nga Tropoja janë portretizuar si të keqinj në film, Ermali mendoi t’i dërgonte “të falat” e tyre aktorit.

“Faleminderit Liam për mbështetjen. Tropoja të do”, shkruan Ermali përkrah fotos që duket me sy të lirë se është montazh.

 

View this post on Instagram

 

Faleminderit Liam për mbështetjen. Tropoja të do?

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Në fakt Ermali është duke xhiruar filmin e tij të tretë që titullohet “I love Tropoja”, ndaj dhe kjo foto montazh ka mesazhin e vetëm për projektin e tij të ri.

 

View this post on Instagram

 

Jam i lumtur tju prezantoj me projektin e ri. Filmi titullohet “I Love Tropoja”.❤ Marko from Tropoja është një superstar????.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Urimi i ngrohtë i Amit për Ermalin

Ermal Mamaqi feston ditëlindjen