04.08.2019 - 18:02
Moise Kean është zyrtarisht një lojtar i Everton-it.
Sulmuesi i datëlindjes 2000 është larguar nga Juventus-i për të nisur një aventurë të re me “Toffees”, që ka vendosur ta ndërtojë sulmin rreth yllit italian.
?? | The Italian: Job done! ✅ pic.twitter.com/cTag5mL9yC
— Everton (@Everton) 4 August 2019
Në arkat e Juventus kanë shkuar 30 milionë euro, plus bonuse, ndërsa lojtari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.
Ai ka qenë vendimtar në titullin e fundit të fituar nga bardhezinjtë në Itali me 6 golat e realizuar në 13 ndeshjet e luajtura.