MENU

Shkaku i aksidentit

Fadroma bie në humnerë, vdes rrugës për në Tiranë drejtuesi i saj

09.08.2019 - 14:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Moglicë të Korçë, me pasojë vdekjen e një personi.

Raportohet se një mjet tip fadromë ka rënë në një humnerë mbi 30 metra lartësi, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj, një 51-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë dalja nga kontrolli i kutisë komanduese të shpejtësisë.

  • Maliq/Informacion paraprak.

Në fshatin Nikollarë, Moglicë, shtetasi U.M, rreth 51 vjeç, banues në Sovjan, duke drejtuar një mjet tip fadromë, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, i cili pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.