MENU
klinika

Autocensurë

“Fallois”: Tetori sjell novelat e fshehura të Prustit

06.08.2019 - 12:23

       Novela të pabotuara të shkrimtarit francez, Marsel Prust (1871-1922), do të publikohen më 9 tetor, me titullin ”Korrespondenti misterioz dhe novela të tjera të pabotuara”, sipas njoftimit nga shtëpia botuese ”Fallois”.

Këto nëntë tekste, të shkruara në kohën kur Prust ishte rreth njëzet vjeç, duhet të ishin pasqyruar në librin e tij të parë ”Kënaqësitë dhe ditët” (1896), por autori i ka hequr.

 

 

 

 

Novelat u zbuluan nga themeluesi i botimeve “Fallois”, Bernard de Fallois, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar, një studiues i mirëfilltë i veprës së Prustit, ndërkohë edhe zbuluesi i një romani të shkruar mes viteve 1895 dhe 1899, po ashtu mbetur pa botuar “Jean Santeuil” (publikuar nga “Gallimard”, në vitin 1952), si dhe e tekstit “Kundër Shën-Beuve” i publikuar më në fund, në 1954-ën.

 

 

 

 

“Këto përmbledhje novelash e tekstesh të ndryshme, që nuk kanë parë ende dritën e botimit, na sjellin në zanafillën e librit ‘Kërkimi i kohës së humbur’, i veprës së famshme të Marcel Prustit”, – thuhet në një komunikatë të botimeve “Fallois”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një emër, një mit

Prusti: Shkrimtar, kritik, eseist


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit