MENU

Prej vitesh kanë të njëjtën kërkesë

Familjarët kërkojnë të zhdukurit në Kosovë, priten protesta

24.08.2019 - 22:05

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve është njoftuar se mbahet një protestë paqësore në Prishtinë. Protesta organizohet nga Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” dhe mbahet të premten e ardhshme duke filluar nga ora 09:30.

Protestuesit do të marshojnë në këmbë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu”, ndërsa do të kërkojnë drejtësi për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Kreu i shoqatës Jahir Bejta do t’ju drejtohet protestuesve me një fjalë të shkurtër duke elaboruar dështimin e politikës dhe drejtësisë kosovare për të zbardhur të vërtetat e luftës, raportojnë mediat kosovare.

Kjo mbetet ende një plagë e hapur për shumë familje kosovare, të cilat prej vitesh kanë të njëjtën kërkesë dhe ajo është gjetja e të afërmeve të tyre që rezultojnë të zhdukur.