MENU
klinika

Felix mposht idhullin

Atletico Madrid ‘thyen’ Juventusin!

10.08.2019 - 21:38

Atletico Madridi ka mposhtur Juventusin 2-1 në Friends Arena të Stokholmit në ndeshjen e fundit të International Champions Cup dhe e ka mbyllur në vend të dytë të renditjes, pas kampiones Benfica.

Ishte Thomas Lemar ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 24’ të takimit pas asistim të Joao Felix.

Sami Khedira barazoi rezultatin për bardhezinjtë vetëm pesë minuta më pas. Mesfushori përflitet për një largim nga Torino, megjithatë, këtë ndeshje ishte titullar.


Ishte Joao Felix ai që shënoi golin e dytë dhe të fitores për spanjollët.

Numri 7 i Atletico-s ka dalë fitimtar ndaj idhullit të tij Cristiano Ronaldo, i cili ishte në hije këtë ndeshje.

Juventusi e mbylli turneun në vend të nëntë, me vetëm dy pikë të grumbulluara.