MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Fjalët e ngrohta, por boshe të kryeministrit britanik

19.08.2019 - 08:50

Partia Konservatore britanike e sheh Brexitin si vetëmbrojtje nga BE. Por për qytetarët e vendeve të tjera evropiane referendumi u duk shumë armiqësor.

Kontrolli mbi imigracionin ishte një pjesë kryesore e fushatës. Ksenofobia ishte një element përbërës dhe pa të rezultati mund të kishte qenë i ndryshëm. Që atëherë, janë bërë shumë përpjekje për të rregulluar pozicionin e qytetarëve të BE-së lidhur me ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, por gjendja e ankthit vazhdon.

Javën e kaluar, u njoftua se mbi një milion njerëzve u është dhënë një lloj statusi, për kategorinë e re ligjore që ruan të drejtat e punës dhe vendbanimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Lidhur me çështjen e shtetësisë sistemi ka pasur gabime, një metodë dixhitale e ndjekur shpejt rezultoi se nuk funksiononte në iPhone.

Pas presionit ndërpartiak, Theresa May hoqi një tarifë prej 65 £ për aplikantët, një taksë e egër që do të dekurajonte njerëzit të regjistroheshin dhe t’i shtynte ata të mos pagunin detyrime ligjore. Por këto gjëra janë relative.

Shumë mbështetës të Brexit luftojnë për të kuptuar natyrën e veprës penale.

Është e parëndësishme që Boris Johnson i përshkruan qytetarët e BE-së si miq dhe premton se të drejtat e tyre nuk do të shkelen.

Gatishmëria e tij për të arritur një Brexit pa marrëveshje dëshmon të kundërtën. Humbja e periudhës së tranzicionit të përfshira në marrëveshjen që Johnson përbuz, rrit stresin dhe pasigurinë ekonomike.

Një Brexit pa marrëveshje e kthen padrejtësinë në mizori. Dhe nëse siguria afatgjatë e atyre njerëzve nënkupton të garantohet me nderin e kryeministrit aktual, kjo nuk është aspak mbrojtje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i mundshëm britanik

Boris Johnson, lidhje me ish-aleatin e Trumpit?