MENU

Firmos një golashënues

Flamurtari blindon portën

18.08.2019 - 20:47

Shpëtim Moçka është futbollisti më i ri i Flamurtarit.

Gardiani që e mbylli sezonin e shkuar me Bylisin ka arritur akordin për të veshur fanellën kuqezi në edicionin e ri të Superligës shqiptare.

Ky është një rikthim në Vlorë për 29 vjeçarin, skuadër me të cilën e nisi edhe karrierën. Me fanellën e Flamurtarit, Moçka ka luajtur rreth 130 takime, duke shënuar edhe 1 gola.

Gjatë karrierës së tij, portieri-golashënues, pasi ka shënuar 3 gola është aktivizuar edhe me skuadra si Apolonia, Kastrioti, Mamurrasi, Laçi, Teuta dhe Tirana.