MENU
klinika

Hetimet në zonën detare

Fundosi anijen e peshkimit duke vrarë dy vëllezër

10.08.2019 - 20:52

Piloti i skafit që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur në zonën Thyni të Argolis, afër Porto Heli, është dorëzuar në orën 10 të kësaj të shtunë pranë Autoritetit Portual së bashku me avokatin e tij.

44-vjeçari nga Franca, pretendoi të ishte plagosur dhe vetë ndaj dhe vonoi paraqitja e tij para autoriteteve.

Mbrëmjen e së premtes, 44-vjeçari duke drejtuar skafin me 10 turistë francezë (dy burra, tre gra dhe pesë fëmijë) përplasi një barkë peshkimi me tre persona në bord, duke shkaktuar vdekjen e dy burrave dhe plagosjen rëndë të një gruaje.

Viktimat të moshës 70 dhe 60 vjeç ishin vëllezër, ndersa e plagosur mbeti motra 60-vjeçare, të tre banorë të rajonit Kranidi.

Hetimet në zonën detare vazhdojnë për të identifikuar çdo person të zhdukur që mund të ketë qenë në varkën e vogël të peshkimit që u fundos.