MENU

Ja emrat e ministrave të rinj

“Furtunë” në Maqedoninë e Veriut

24.08.2019 - 12:47

Janë dorëzuar në Kuvend emrat e ministrave dhe zv.ministrave të rinj.

Pas arkivimit të propozimeve nga ligjvënësi, ata duhet të procedohen dhe të vendosen në rend dite për t’u votuar në seancë plenare. Ashtu siç njoftoi Alsat ditë më parë, në postin e ministres së Financave është propozuar Nina Angellovska.

Në postin e zv.ministres së Arsimit është propozuar Elizabeta Naumovska, profesore e fizikës dhe në postin e zv.ministrit të Ekonomisë Kire Kolemishevskin, i diplomuar në Universitetin e Shën Kirillit dhe Metodit në Fakultetin e Drejtësisë.

Në këtë post vjen nga Banka Maqedonase për Mbështetjen e Zhvillimit. Ndër emrat e propozuar është edhe Nexhat Mehmedoviq si zv.ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Ndërsa Alsat mëson se Ibrahim Dehari do të jetë ministër i ri për investime të huaja. Dehari është kuadër i BDI-së ndërsa në këtë post kalon pas shkarkimi të Zoran Shapuriq. Ai është biznesmen dhe ligjërues në Universitetin e Tetovës.

Në qershor u bënë ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar me ndryshimin e disa ministrave. Posti i ministrit të Financave që atëherë ka qenë bosh.