04.08.2019 - 12:31
Një i moshuar ka ndërruar jetë sapo është futur në ujë në plazhin e Spillesë në Kavajë.
Sipas informacionit paraprak të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku shtetasi M.K., rreth 72 vjeç, banues në Elbasan, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.