MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Gjendet e vdekur shkencëtarja britanike, u zhduk të hënën

08.08.2019 - 12:53

Shkencëtarja britanike e cila ishte zhdukur për disa ditë është gjetur e vdekur në fund të një lugine në ishullin Grek të Ikaria. Shkaku i vdekjes së saj nuk dihet ende.

Trupi i Natalie Christopher u gjet në fund të një gryke të thellë 20 metra pranë plazhit Kerame të mërkurën nga një zjarrfikës vullnetar, tre ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga partneri i saj në ditën kur ishin planifikuar të fluturonin përsëri në shtëpinë e tyre në Qipro, pasi kishin mbaruar pushimet e tyre në ishull.

Christopher, një e apasionuar pas vrapit, kishte dalë për vrapin e mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më, tha partneri i saj. Ai ishte zgjuar të hënën në mëngjes dhe kishte parë se ajo i kishte lënë një shënim ku i thoshte se kishte dalë jashtë për vrap.

“The Guardian” shkruante dje se telefoni i saj është akoma ndezur. Motra e saj e shqetësuar bëri thirrje që të njohurit të mos e telefonojnë për të ruajtur baterinë.

Jena Christopher shkroi në Facebook: “Nëse e keni numrin e saj të telefonit, ju lutem mos e telefononi për të ruajtur baterinë në mënyrë që policia të gjejë vendodhjen e saj përmes celularit”.

Thodoris Theodorakis, pronari i hotelit ku çifti po qëndronte i tha mediave greke se e kishte mbyllur dhomën e tyre dhe partneri i Dr. Christopher po qëndronte me të në shtëpinë e tij.

“Ai është një djalë shumë i mirë, është nga Qipro. Është në panik për humbjen e partneres së tij dhe nuk po arrin ta besojë këtë që ka ndodhur”. Mediat greke raportuan gjithashtu se pronari i hotelit kishte konstatuar gjak në çarçafët e çiftit, duke e përshkruar atë si një gjakderdhje nga hunda.

Natalie Christopher ishte një astrofizikane e njohur nga Britani e Madhe, që kryente hulumtime në Universitetin Europian Qipro në grupin e Astrofizikës dhe Performansës së Lartë. Së fundmi ajo jetonte në Qipro. Një muaj më parë u përdhunua dhe u vra në ishullin e Kretësshkencëtarja amerikane Suzanne Eaton.

Krimi u krye nga një burrë vendas dhe sulmi seksual ishte motivi i ngjarjes. Dr. Eaton u gjet e vdekur në fund të një shpelle e cila u përdor nga nazistët për të ruajtur armë gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë Cania në ishullin e Kretës.