MENU
klinika

Policia në vendngjarje

Gjendet një trup i pajetë në Gjirokastër

03.08.2019 - 20:48

Një trup i pajetë është gjetur këtë mbrëmje në Përroin e Dunavatit, në Gjirokastër.

Policia është njoftuar prej dy orësh për viktimën dhe po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Por, deri më tani uniformat blu nuk kanë arritur të nxjerrin dot viktimën dhe as ta identifikojnë. Nga informacionet e para, mendohet që viktima të jetë rrëzuar në përrua, duke humbur jetën.