MENU
klinika

Historia e Denisit

Gjithnjë i rraskapitur, 50 kg të humbura në 4 muaj

14.08.2019 - 12:55

Denisi kurrë nuk mendonte se ndonjë gjë mund ta dëmtonte apo ti bënte keq.

Por pasi shkoi te mjeku në vitin 2010 me një dhimbje të fytit që nuk po largohej, ai u frikësua.

Ai u diagnostikua me kancer në fyt. Megjithëse ai la duhanin disa vjet para këtij problem, Denisi ka pirë duhan për gati 50 vjet.

“Të nesërmen në mëngjes, pashë gruan time dhe i thashë”.

“Unë nuk kam kohë për këtë. Unë do ta mund këtë sëmundje”, tha Denisi.

Pas operacionit për të hequr tumoret kancerogjene, Denisi u përball me një shërim intensiv. Për shtatë javë, ai mori rrezatim dy herë në ditë dhe kimioterapi një herë në javë.

Ai ishte gjithnjë i rraskapitur. Humbi rreth 50 kg në vetëm katër muaj.

“Nuk e kisha idenë se rimëkëmbja do të ishte aq e vështirë,” tha Denisi.

Gruaja e tij, Margarita , filloi menjëherë të kujdeset për Denisin. Ajo e çonte të merrte mjekimin, i jepte ilaçet dhe e ndihmoi të lahej dhe të vishej.

Ndërsa Denisi merrej me sfidat e rimëkëmbjes, Margarita merrej me sfidat e kujdestarisë.

Ajo i kushtoi pjesën më të madhe të kohës shërimit të Denisit dhe i linte mënjanë nevojat e saj. Përveç kujdesit për bashkëshortin, ajo shkonte në punë , bënte dhe punët e tyre të përditshme në shtëpi.

kolana e librave

Për të ndihmuar veten, ajo foli me kujdestarët e tjerë për përvojat e tyre dhe mori pak kohë për veten e saj. Ajo lexonte libra, praktikonte yoga në dhomë dhe shëtiste çdo ditë.

Denisi tha se qëndrimi i Margaritës pranë tij bëri të gjithë ndryshimin gjatë shërimit.

“Unë jam një burrë mjaft i pavarur, kështu që më pëlqen të bëj gjëra vetë. Por gjatë trajtimit, thjesht nuk munda,” tha ai.

“Unë mendoj se të dy kemi mësuar shumë gjëra për njëri-tjetrin që nuk i dinim para kësaj.”

Margarita mësoi nga përvoja e e kujdestarisë. Ajo dëshiron që kujdestarët e tjerë ta dinë që kjo gjë është shumë normale, cdo gjë është në rregull.

Është në normale të ndjeheni të paduruar, ose të lodhur, apo edhe të mërzitur.

“Kohë pas kohe do të ndjeheni të mbingarkuar dhe mbase pak të zemëruar nga situata,” tha ajo.

“Por është normale të ndjehesh kështu”.

Margarita dhe Denisi theksojnë gjithashtu rëndësinë e kujdesit për veten, diçka që kujdestarët shpesh e harrojnë.

“Ju nuk mund të kujdeseni për dikë çdo minute duke harruar veten tuaj”, tha Margarita.

“Ju duhet të përshtatni gjërat tuaja ku mundeni, edhe nëse thjesht po bëni një “sy gjumë“”– tha ajo.